Po zhvillohet me debate dhe replika dëshmia e kryeministrit Edi Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Dëshmia ka nisur në orën 12:00 dhe vijon ende, ndërsa ka pasur përplasje të forta mes kreut të qeverisë dhe kryetares së komisionit Jorida Tabaku.
Ndër të tjera, Rama theksoi edhe njëherë besimin e tij te drejtësia e re, teksa tha se nuk ishte imagjinuar që dy ministra mund të ishin pas hekurave. Tabaku iu përgjigj duke thënë se nuk është krenari të jesh në burg, ndërsa kryeministri e pyeti demokraten nëse janë krenarë për Sali Berishën që i ka udhëhequr. Sipas tij, nuk është krenari të jesh non grata, ndërsa përsëriti se përgjegjësia është individuale.
Pjesë nga debati:
Edi Rama: Le të më çohet këtu kush të dojë dhe të thotë jo më larg po 4-5 vjet përpara e ka imagjinuar që në Shqipëri do të vinte dita që dy ministra do ishin pas hekurave. Që do të ishin nga maxhoranca qeverisëse dhe që kjo do të ndodhte me mbështetje n pa ekuivok të maxhorancës për organet e drejtësisë. Drejtësia e re është një bebe që do të kërkojë kohën e vet, por ama sot jemi përpara një fakti që një punë kaq e rëndësishme dhe që ka rezultuar me vepra kaq të rëndësishme, kur është identifikuar dhe dyshohet se ka pasur edhe ndërveprime korruptive është nën hetim dhe dy personat janë në kërkim. Vendimet e drejtësisë së re herë na pëlqejnë dhe herë jo. Kjo është gjuaj që unë kam parë në ëndërr kur kam luftuar për drejtësinë e re që ju nuk e donit. Për ata që janë në kërkim, dmth që drejtësia e re i kërkon. Se a do kthehen këtë nuk ua them dot se është sekret i grupit të strukturuar kriminal.
Jorida Tabaku: Nuk është krenari të shkosh në burg. Nuk besoj se në një shtet normal duhet ta pranonim që dy ministra janë në burg dhe ju si kryeministër hiqni përgjegjësinë. Unë për këtë shqetësim e ngrita pyetjen. Nuk gjykoni që një kryeministër duhet të kishte dhënë dorëheqjen
Edi Rama: Ky nuk është objekt i shtrimit por jam i lumtur që më bëhet kjo pyetje. Dua të filloj duke iu hequr atë që nuk duhet ta merrnit në gjë. Ju thoni nuk është krenari të shkosh në burg. Po kush tha? Perse them unë nuk thashë asgjë tjetër përveçse atë që u mundova ta ilustroj. Rasti është konkret a jeni ju krenare për Berishën për atë periudhë kur iu ka udhëhequr.
Jorida Tabaku: I përgjigjem në fund…
Edi Rama: Ju a jeni krenare për Sali Berishën për aq shumë sa ju ka udhëhequr mësuar, ju ka pasur si një nga fëmijët e vet atje, ju ka formuar apo nuk jen i krenarë. Kjo është pyetja ime retorike? Nuk dua t’ju vë edhe në vështirësi se keni barrën që përfaqësoni Amerikën tani. Unë them se nuk është krenari të jesh non grata.
Jorida Tabaku: Besoj se e kuptoni qartë pyetjen që po bëj për inceneratorët.
Edi Rama: Sali Berishën a je krenare për të, ma thuaj. Më thuaj jo dhe unë ta shpjegoj. Unë thashë që jam krenar për punën që bëj, jo për të gjitha rezultatet se jam kritik ndaj vetes. Pjesa tjetër është ua shpjegova, një ndërmarrje e personit. Nëse unë do të isha bashkëpunëtor apo nëse do të kisha dijeni atëherë unë sado flisja këtu me këtë gjuhë. Të gjithë ministrave ju them; karrigen ta dhashë unë, detyrën do e mbash vetë. Secili mban përgjegjësi vetë.
g.v/abcnews.al