Mbërrijnë në gjykatën e Korçën 3 të arrestuarit për vrasjen e Martin Çeços, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ata akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim.
Trupa gjykuese do të jetë me gjyqtar Besnik Shehun dhe prokurore Oli Visi. Seanca fillon në orën 13:00. Tre autorët e dyshuar të vrasjes pritet të njihen me masën e sigurisë dhe vleftësimin e arrestit.
Lexo më shumë për ngjarjen këtu
Pasi e vranë të riun, Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj tentuan të inskenojnë një skenë vetëvrasjeje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit ku hodhën trupin.
Krimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të raportit të 26-vjeçarit me një vajzë, me të cilën ai komunikonte vazhdimisht.
Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë. Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë. /abcnews.al