Barcelona dëshiron të bëjë ndryshime në krahun e majtë të mbrojtjes dhe Jose Gaya është i zgjedhuri për të ardhur në “Camp Nou”. Prej javësh flitet se ai është në listën e dëshirave, por lajmet e reja tregojnë për një avancim të zhvillimeve.
RAC1 raporton se kanë nisur bisedimet e para mes Barcelonës dhe Valencias dhe me shumë mundësi ky operacion mund të mbyllet me një shkëmbim lojtarësh, pa para, siç e ka konfirmuar më parë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, duke parë situatën e vështirë ekonomike.
Gaya dëshiron të kalojë në Barcelonë dhe po ushtron presion te Valencia. Në këto kushte klubi është bindur dhe ka rënë dakord për shkëmbim lojtarësh. Siç raportohet, Martin Braithwaite dhe Carles Alena janë kërkesa e Valencias për të lënë të lirë yllin e saj.
Të dy katalanasit nuk kanë vend te Barcelona dhe të dy palët kërkojnë largimin. Për Braithwaite, i cili po shkëlqen në Kampionatin Europian me Danimarkën, ka interes edhe nga Premier League. Ndërkohë, Gaya me shumë mundësi do të zëvendësojë Jordi Alban, i cili kërkohet me ngulm nga Interi. /abcnews.al