Dy klubet e Manchesterit përplasen në merkato, objektivi një milanist

schedule19:38 - 3 Korrik, 2020

schedule 19:38 - 3 Korrik, 2020

Ismael Bennacer është një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni te Milani. Kuqezinjtë paguan 16 milion euro tek arkat e Empolit verën e kaluar dhe mesfushori algjerian firmosi një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e re.

Performancat e tij kanë qenë pozitive dhe kanë ardhur në rritje. 22-vjeçari ia ka dalë të fitojë besimin e trajnerit, drejtuesve dhe tifozëve të Milanit. Ndeshjet e mira kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të ndryshme.

Manchester United dhe Manchester City, e pëlqejnë shumë dhe janë gati t’ia “rrëmbejnë” kuqezinjve. Sport Witness raporton se dy klubet e Manchesterit po garojnë mes tyre për Bennacer, i cili numëron 22 ndeshje të zhvilluara me Algjerinë.

Plot 45 milion euro është oferta që dy klubet e Premier League do t’i paraqesin drejtuesve të Milanit, gati trefishi i asaj që italianët paguan një vit më parë për ta marrë në “San Siro”. /abcnews.al