Dy klube të mëdha pas Rice, West Ham e tundon me rritje rroge “luftëtarin”

schedule20:36 - 16 Korrik, 2021

schedule 20:36 - 16 Korrik, 2021

Declan Rise është 22 vjeç, luan si mesfushor shkatërrues (bën mirë edhe qendërmbrojtjesin) dhe prej katër vitesh është pjesë e ekipit të parë të West Ham.

Sezonin e kaluar shkëlqeu me “Çekiçët”, teksa zhvilloi një Europian fantastik me Anglinë, duke arritur në finale dhe duke qenë një nga më të mirët e skuadrës së Southgate.

Performancat pozitive kanë rikthyer në skenë Manchester United dhe Chelsea. Dy klubet e mëdha angleze po synojnë të tundojnë lojtarin me ofertat e tyre, por West Ham nuk mbetet pas.

Rice ka kontratë deri në 2024 me klubin londinez, që ka nisur nga puna për ta “blinduar” yllin e skuadrës. Mënyra? Drejtuesit e West Ham janë gati t’ia rrisin rrogën lojtarit në 6 milion euro në sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!