Dy kërkesa për lojtarët, Bayern Munchen merr masa ndaj koronavirusit

schedule16:28 - 28 Shkurt, 2020

schedule 16:28 - 28 Shkurt, 2020

Edhe Bayern Munchen merr masa ndaj koronavirusit. Drejtuesit e klubit bavarez i kanë kërkuar lojtarëve që të evitojnë dhënien e autografeve dhe bërjen e fotove me fansat e shumtë.

Tifozët mund të vazhdojnë të jenë të pranishëm në stërvitje, klubi nuk ka vendosur t’ua heqë këtë kënaqësi, por kontakti mes lojtarëve dhe tifozëve do të shmanget gjatë kësaj periudhe. Gjermanët duan të evitojnë infektimin me virusin që po mban botën në ankth dhe panik.

“Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve tanë dhe të gjithëve që do të vijnë për të ndjekur seancat stërvitore të skuadrës dhe ndeshjet tona”, lexohet në komunikatën e kampionëve të Gjermanisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!