Dy jave pas tërmetit, banorët e Durrësit ende në kaos: Nuk na ka ardhur asnjë grup inspektimi për banesat

schedule18:13 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 18:13 - 10 Dhjetor, 2019

Dy javë mbas tërmetit, banorët e Durrësit janë ende në kaos. Atyre që shtëpitë ju janë klasifikuar të pa banueshme, nuk dinë se kur pallatet do t’u rindërtohen, ndërsa mes banorëve, ka nga ata që thonë se ende nuk ju ka trokitur në derë ndonjë grup ekspertimi.

Këtë të martë u bënë dy javë nga tërmeti që shkundi Shqipërinë duke shënuar 51 viktima.

Në Durrës, banorët janë ende në kaos. Pallati i kësaj zonje është shpallur i pabanueshëm, por ajo nuk e di se kur do të rindërtohet dhe kur do ta marrë ajo shtëpinë e saj të re.

“Shtet masakara, hajdut se vetëm po vjedhin, i pashë te ndihmat ç’po bënin. Dua të jetoj në shtëpinë time, gënjejnë…unë nusen e djalit e kam shtatzënë, do lindë, dua të mblidhem në shtëpinë time”, thotë ajo.

Pas 15 ditësh, ka nga ata banorë që pohojnë se ende nuk ju ka trokitur rnë derë asnjë grup ekpertimi.

“Janë dy javë, nuk më ka ardhur asnjë njeri të më shohë se çfarë problemesh kam unë në banesë. Fjeta 5 ditë në makinë, tani kam hyrë në shtëpi, por jam e pasigurt. Dua një njeri të shtetit, të ma certifikojë dhe unë të hyj dhe të flej rehat aty. Nuk ka ardhur asnjë njeri”.

Automjetet që transportojnë mobiljet që i kanë shpëtuar shkatërrimit, janë prezente në rrugët e qytetit bregdetar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!