TIRANË– Me porosi të qarta dhe me vetëm dy javë afat, kryeministri Rama mblodhi në një takim atipik deputetet e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë. ABC News mëson se në mbledhje kreu i qeverisë kërkoi që puna në kryeqytet të vazhdoje sikur zgjedhjet do mbahen nesër. Takimi vjen pesë dite para se Gjykata e Lartë të vendosë përfundimisht për Veliajn. Duket se dy javët e ardhshme janë testi i kryeministrit për Tiranën dhe prova për të vendosur se çdo te ndodhë me drejtimin e saj.
Zgjedhje jo, si për zgjedhje po tridhjetë minutat e kryeministrit në bashkinë e Tiranës, nuk ishin si orët e gjata në bashkinë e Vlorës. por Edi Rama ka folur me heshtje për Erion Veliajn dhe mundësinë e zgjedhjeve te parakohshme, por mesazhi i tij ishte i qarte për drejtuesit e ish bashkisë së tij: “puna të vazhdoje sikur zgjedhjet do mbahen nesër. Ose më saktë, të nesërmen e ditës kur ai do vendose që Tirana pa Veliajn, të futet në zgjedhje.
Në takimin atipik për Bashkinë e vetme pa kryebashkiak të zgjedhur ne zyrë, Rama i prishi rehatin edhe shumicës së kabinetit dhe deputetëve të Tiranës, në ditën kur menduan se pushimet sapo kishin nisur.
Hasani, Gonxhe, Hoxha, Manastirliu, Malaj e Mazniku u paraqitën në mbledhje bashkë me kandidatët fitues, kryetaren e komanduar të Bashkisë, Anuela Ristani e drejtorët.
Rama i la disa porosi dhe dy javë kohë.
“Keni dy javë kohë të dilni në terren, të mblidhni problematikat e qytetarëve dhe t’i sillni në një tjetër takim. Nuk kam ankesa për ju. Duhet të ndaheni në grupe pune në terren për të parë problematikat. Kujdes në problemet e zënies së trotuareve, Tirana s’mund të bëhet si Vlora. IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur.”, ka thënë Rama.
Kryeministri nuk ka përmendur në asnjë moment çështjen e kryebashkiakut aktual Erion Veliaj, ndërsa nënkuptoi se as ai nuk e ka një ide nëse do të ketë apo jo zgjedhje të parakohshme.
Por pikërisht ky takim vjen 5 ditë para se Erion Veliaj të mësojë përfundimisht nëse do të lirohet apo jo, dhe kësaj radhe vendos Gjykata e Lartë.
Bashkia e Tiranës ka 5 muaj pa kryebashkiak të zgjedhur, po kaq me kryebashkiake të komanduar. Ndërsa vetëm 2 muaj më parë, u mbajtën zgjedhjet parlamentare. PS ndonëse fitoi një mandat më shumë në rang qarku, në krahasim me 2021, nuk pa rritje votash.
2 javët e ardhshme mesa duket janë testi i kryeministrit për situatën ne Tiranë, ose prova për të gjetur mes pretendentëve kandidatin e ardhshëm në kryeqytet, në rast se Veliaj vijon të mbetet në burg.
/abcnews.al