Katër gjyqtarë në Gjykatën e Vlorës kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin. Ndërkohë, puna në institucion është ndërprerë. Po ashtu, pozitive për Covid-19 kanë dalë edhe 6 sekretare gjyqësore.
Seancat gjyqësore janë ndërprerë deri në datë 11 Nëntor. Vetëm seancat e vlerësimit të masave të sigurisë do të bëjnë përjashtim. s.b/abcnews.al/