Dy gjyqtarë të Gjykatës së Apelit në Durrës dhe Kavajës dhe një punonjës janë konfirmuar pozitivë me koronavirus.
Për pasojë kjo gjykatë dhe ajo e Shkallës së Parë në Kavajë do të futen në karantinë për dy javë.
Sipas burimeve bëhet fjalë për një gjykatës së Apelit te Durrësit dhe një koleg i tij i gjykatës së Kavajës.
Ndërsa mësohet se edhe personeli i konfirmuar pozitiv është punonjës në Gjykatën e Kavajës.
Apeli i Durrësit ishte vendosur në Kavajë për shkak të dëmtimeve që pësoi godina e saj pas tërmetit të 26 nëntorit.
Durrësi ka shënuar sot 10 raste të reja me koronavirus, duke u renditur e dyta pas Tiranës./abcnews.al