Dy futbollistë të infektuar me Covid-19, testohen të gjithë te Partizani

schedule09:15 - 9 Korrik, 2020

schedule 09:15 - 9 Korrik, 2020

Deian Boldor dhe Besnik Ferati kanë dalë pozitiv me COVID-19, ndërkohë që përgjigja e testit të Amir Bilalit ka dalë negative. Dy futbollistët e Partizanit janë izoluar, ndërkohë që në ndjekje të protokollit sanitar, janë testuar të gjithë futbollistët e kampionëve në fuqi.

Nesër luhet derbi me Tiranën dhe përgjigjja e testeve do të vendosë edhe fatin e ndeshjes. Shpresohet që të mos ketë të tjerë të infektuar. “FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19.

Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, si dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjithë lojtarët dhe stafi ju nënshtruan tamponëve sonte në mbrëmje, mbasi dy prej pjestarëve të skuadrës Deian Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitiv me COVID-19.

Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e premte”, ka njoftuar klubi i Partizanit. /abcnews.al