Dy firma në një ditë, pas Shkurtajt firmos një mbrojtës te Kukësi

schedule20:07 - 19 Janar, 2022

schedule 20:07 - 19 Janar, 2022

Filip Gligorov do të jetë pjesë e klubit të Kukësit në pjesën e dytë të këtij sezoni, pas eksperiencës 6-mujore me Partizanin.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka nënshkruar dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Diego Longo për ndeshjet në vazhdim.

Në të shkuarën Gligorov ka luajtur edhe me Vllazninë në Superiore. Po sot me Kukësin ka nënshkruar edhe Vasil Shkurtaj, kurse më parë ishte zyrtarizuar Emiliano Musta. / oversport.tv