Britney Spears ka fshirë Instagramin e saj, vetëm dy ditë pasi njoftoi fejesën me të dashurin e saj, Sam Asghari. Një burim pranë këngëtares thotë se “ishte vendimi i saj” për të fshirë llogarinë ka qenë prej kohësh.

Britney është dy javë larg një seance gjyqësore që mund të përcaktojë nëse ajo mbetet apo jo në kujdestarinë e saj të urdhëruar nga gjykata. Spears ka qenë në një kujdestari provuese për 13 vjet të mbikëqyrur nga babai i saj, Jamie Spears.

Në fillim të këtij muaji babai i saj paraqiti një peticion për të ndërprerë kujdestarinë duke cituar dy dëshmitë emocionale të vajzës së tij gjatë verës, në të cilat ajo tha se donte lirinë e saj përsëri. Ajo gjithashtu tha se donte të akuzonte babanë e saj për abuzim me kujdestarinë.
Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për 29 shtator. /abcnews.al

