Dy Bruyne “errëson” të ardhmen e Salah në Liverpool

schedule08:44 - 3 Tetor, 2021

schedule 08:44 - 3 Tetor, 2021

Bisedimet mes Liverpool dhe Salah për rinovimin e kontratës nuk po përparojnë. Egjiptiani kërkon një kontratë të re me kushte të reja. Liverpool u shpreh i gatshëm t’i përmirësonte kushtet në nivelin e performancës së tij në Premier League, por ende asnjë marrëveshje nuk është arritur.

Athletic mëson se rinovimi i De Bruyne me City ka “errësuar” bisedat mes palëve.

Krahasimi me kushtet që belgu ka nga City e bën Salah të mos mendohet gjatë dhe të vërë në dyshim të ardhmen në Angli. Ai kërkon të njëjtën gjë nga “The Reds” pasi dëshira e tij është të qëndrojë në skuadër përtej vitit 2023 kur pëfundon kontrata e tij aktuale.

“Salah e ka parë se sa mirë e ka trajtuar City negociatat me De Bruyne për kontratën dhe pyet veten pse nuk po ndodh e njëjta gjë me të. Egjiptiani mendon se ai ende nuk është në formën e tij më të mirë, por Liverpool po “kursehet” për të” , shkruan Athletic.

Virgil van Dijk, Alisson, Fabinho, Robertson, Henderson dhe Arnold arritën të mbyllin rinovimin e kontratës me Liverpool, Salah jo.

Sulmuesi fiton rreth 230.000 euro në javë , por ai pretendon të fitojë 450.000 me kontratën e re. Liverpool mësohet se mund të arrijë t’i japë lojtarit të tij deri në 350.000 euro, madje i është kërkuar Klopp që të përfshihet në bisedime.

Anësori ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me klubin muajt e fundit, madje duke deklaruar se po e mendon të ardhmen në një kampionat tjetër. /abcnews.al