Dy argumentet ku u bazua gjykata për dhënien e mandatit Valbona Sakos

schedule21:30 - 19 Korrik, 2019

schedule 21:30 - 19 Korrik, 2019

Por si e argumentoi gjykata e Durrësit dhënien e vërtetimit të kryetares së bashkisë së Durrësit Valbona Sako? ABE News ka arritur të mësoje dy prej argumenteve kryesore ku është mbështetur vendimi.

Abcnews arrin të mësojë argumentimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Durres, për vërtetimin e mandatit të Kryetares së Bashkisë Durrës, Valbona Sako.

Togat e zeza, pranuan kërkesën e PS, duke parashtruar se: Së pari, se në vlerësimin e kësaj gjykate në ato raste që kandidati për kryetar bashkie regjistrohet në KZQ si kandidat i një subjekti politik, legjitimimin për të kërkuar vërtetimin e mandatit e ka si vetë kandidati, ashtu edhe partia, koalicioni apo partitë politike përkatëse. Për rrjedhojë, do të ishte nonsens që partia politike apo koalicioni përkatës të konsiderohej se nuk ka interes të ligjshëm në kërkimin për vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë.

Pra, në vlerësimin e kësaj gjykate kërkuesi Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesë e koalicionit zgjedhor „Aleanca për Shqipërinë Europiane“ legjitimohet të kërkojë vërtetimin e mandatit të një kryetari bashkie kandidat fitues i kësaj force politike.

Së dyti, sa i takon faktit se cfare nenkuptohet me vertetim te mandatit te kandidatit nga gjykata, vendimi i gjykates se durresit shprehet se: në interpretimin literal të funksionit të gjykatës në procesin e vërtetimin e mandatit kuptohet që roli i gjykatës është të shqyrtojë nëse vërtetohet me prova se akti me të cilin kandidati për kryetar bashkie është shpallur fitues është i saktë dhe i vërtetë dhe nëse është përfundimtar.

Roli i gjykatës së rrethit gjyqësor në vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë është tërësisht i ndryshëm nga roli i KQZ si i vetmi institucion ligjor kompetent për verifikimin e rezultateve të votimit, rolit të Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankesave gjyqësore ndaj vendimeve të KQZ dhe rolit të Këshillit Bashkiak si organi kompetent për shpalljen e vlefshmërisë së mandatit apo deklarimin e pavlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë.

Pra, ligjvënësi ka ndarë kompetencat dhe funksionin e secilit prej organeve pjesëmarrës në këtë proces, duke mos krijuar mbivendosje mes këtyre kompetencave. Për pasojë, roli dhe funksioni i kësaj gjykate në shqyrtimin e kërkimit është vetëm vërtetimi nëse sipas Vendimit Nr.944, i dates.05 korrik 2019 të KQZ Znj.Valbona Sako është shpallur fituese si Kryetare e Bashkisë Durrës.  Me kete arsyetim, Gjykata e Rrethit Gjyqesor, Durres, ka vendosur: Pranimin e kërkesës së Partise Socialiste e Shqipërisë si pjesë e koalicionit zgjedhor „Aleanca për Shqipërinë Europiane“ dhe vërtetimi e mandatit te Kryetaresse Bashkisë Durrës të Znj.Valbona Sako në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!