Dy aktorët më të mirë të momentit bëhen bashkë për një super projekt

schedule09:02 - 12 Korrik, 2020

schedule 09:02 - 12 Korrik, 2020

Tuba Buyukustun dhe Çagatay Ulusoy janë padyshim ndër aktorët më të suksesshëm të momentit në Turqi. Ata janë bërë të njohur për publikun shqiptar falë roleve të tyre në telenovela.

Përveçse kolegë, Tuba dhe Çagatay janë dhe miq të mirë në jetën reale. Ata kanë surprizuar së fundmi fansat e tyre, pasi është mësuar se dyshja është bashkuar për të sjellë një super projekt, të serialit më të ri që titullohet “Call my agent”, shkruan abcnews.al.

Çagatay Ulusoy

Përpos suksesit në botën kinematografike, Tuba por edhe Çagatay janë komentiar shumë nga mediat vendase edhe për jetën e tyre personale. Pasi i dha fund martesës 6-vjeçare me aktorin Onur Saylak, ylli i ekranit turk, e njohur për publikun shqiptar me rolin e Elifit në telenovelën ‘’Diamantë dhe dashuri” nisi një romancë dashurie me biznesmenin, Umut Evirgen, me të cilin u nda pak kohë më parë.

Ndërkohë, Çagatay është komentuar së fundmi për lidhjen me aktoren Duygu Sarisin. Mediat vendase raportuan se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies gjatë periudhës së karantinës, por ata u panë sërish shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!