Dy aksidente të njëspasnjëshme kanë ndodhur pasditen e sotme pranë zonës së qendrës në Tiranë. Policia njofton se një makinë është përplasur me një motor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për pasojë është dëmtuar drejtues i motorit i cili është dërguar në spital.
Ndërkohë pranë 15-katëshit një tjetër aksident ka rezultuar me pasoja për një tjetër drejtues motori i cili është përplasur nga një automjet. Ai është po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 10.02.2021, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues B. H., me mjetin motor me drejtues L. A. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasit L. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
•Në vendin e quajtur “15-katshi” mjeti me drejtues A. H., ka aksidentuar mjetin motor me drejtues K. Sh, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./mv.abcnews.al



