Dy aksidente në Tiranë, 4 makina përplasen në Rinas, një i plagosur te Rruga e Durrësit

schedule14:01 - 21 Shtator, 2021

schedule 14:01 - 21 Shtator, 2021

Katër makina janë përfshirë në aksident mesditën e sotme në Rrugën e Rinasit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë që rreth orës 13:40, në Rrugën e Durrësit, mjeti me drejtues J. M, ka përplasur motorin me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po  punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Abcnews.al