Mbrëmje e përgjakshme në Belsh, regjistrohen dy aksidente me dy viktima

schedule18:29 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 18:29 - 2 Dhjetor, 2023

Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e kësat të shtune në Belsh. Njëri në fshatin Shalës ,ku paraprakisht dyshohet se një makinë është përplasur me një motor e si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, rreth 35 vjeç. Sipas informacioneve shoferi është larguar nga vendngjarja.

Gazetarja Edisiona Skënderin raporton se aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Grekan, ku një makinë ka përplasur një të moshuar, e cila është dërguar në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.