Durrsakët largohen nga çadrat në stadium, fluks qytetarësh për deklarimin e dëmeve

schedule22:33 - 23 Shtator, 2019

schedule 22:33 - 23 Shtator, 2019

Në Durrës qytetarët që kanë pësuar dëme nga tërmeti shkojnë pranë zyrave të bashkisë dhe bëjnë vetëdeklarimin për atë çfarë u ka ndodhur. Ndërkohë çadrat janë boshatisur dhe banorët janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre.

Banorët që kanë pësuar dëme nga tërmetet në Durrës iu janë drejtuar zyrave të bashkisë.  Ata  kërkojnë vlerësim të situatës.

Në njësinë bashkiake numër 3  është i lartë numri i  vetëdeklarimeve. Qytetarët lënë informacionin e duhur mbi vendndodhjen e objektit të tyre. Më pas janë vendorët që nisin vlerësimin.

Por megjithatë pas panikut që shkaktuan lëkundjet e tokës, Durrësi duket se i është kthyer normalitetit dhe qetësisë. Ata të cilët kalonin natën jashtë në çadrat e vendosura pranë stadiumit “Niko Dovana” u larguan.

Nga Bashkia zyrtarisht flitet për 353 banesa e apartamente të dëmtuara. Kurse në terren po punojnë 11 grupe që do të verifikojnë çdo dëm të shkaktuar.

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!