Durrësi zonë e kuqe, bizneset në qytet aktivitet të lirë

schedule09:48 - 23 Maj, 2020

schedule 09:48 - 23 Maj, 2020

Ndërkohë që zonat e gjelbra vazhdojnë liridaljen dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të lirë, zonat e kuqe i nënshtrohen rregullave të tjera.

Qyteti i Durrësit është ende një zonë e kuqe, dhe si i tillë aktiviteti ditor do të jetë me orare të kufizuara.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj, ka filluar lëvizja e qytetarëve dhe pensionistëve.

Sakaq një pjesë e madhe e bizneseve në qytet janë parë të hapura, ndërkohë që në bregdet baret dhe restorantet kanë qenë të mbyllura.

Kryeministri Rama mbrëmjen  e djeshme njoftoi se mbetet në fuqi urdhri i javës së shkuar, i cili ka qenë me kufizime për zonat e kuqe dhe të gjelbërta, por pa dhënë detaje të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!