Qyteti bregdetar i Durrësit, çdo ditë është pjesë e hartës Covid 19. Këtë të dielë në këtë qytet janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 3 raste të reja.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se rastet e reja janë raste kontakti me të infektuarit e mëparshëm, fatmirësisht deri më tani nuk ka asnjë vatër të re të konfirmuar.
Ndërkohë duket se durrsakët i kanë harruar masat mbrojtëse ndaj koronavirusit. Bregdeti i Durrësit është i mbushur me turistë të cilët duket se nuk respektojnë dhe distancimin social./abcnews.al