Durrësi i “pushtuar” nga plehrat, ish-kandidati për kryetar të PS thirrje kryebashkiakes: Largohu

schedule20:37 - 28 Qershor, 2021

schedule 20:37 - 28 Qershor, 2021

Ish-kandidati për kryetar të PS-së së Durrësit, Ardit Kërtusha, i cili për shkak të divergjencave të forta brenda socialistëve vendosi që përpara zgjedhjeve të 25 Prillit t’i bashkohej PD-së përmes një postimi në Facebook i kërkon dorëheqjen kryetares së bashkisë së qytetit bregdetar pas situatës së krijuar me plehrat.

E ndërsa e cilëson turp gjendjen e krijuar në mes të sezonit turistik, ai thotë se Durrësi ka një kamion mbeturinash shekullore ndërkohë kryetarja e bashkisë dhe drejtori i plehrave lëvizin me makina luksoze të blera nga taksapaguesit.

“Durrësi i Velieres lundron mbi mbeturina! Ndërkohe që qyteti i Durrësit ka nevojë me shumë se kurrë të rimëkëmbet nga efektet negative që la termeti dhe pandemia, me sytë nga turizmi i prevaluar më së shumti nga mazhoranca.Shikojmë për më shumë se tre  muaj një gjëndje katrastofike të këtij qyteti.

Çdo cep i mbuluar nga plerat urbane.Një gjëndje për të ardhur keq dhe turp njekohësisht.Një situatë dhe më katastrofike se ai i termetit pasi ai dihet që erdhi si pasojë e shkaqeve natyrore por, situata e sotme vjen nga keq menaxhimi i bashkisë inekzistente.

Çdo durrësak sot pret dorëheqjen e kryetares së komanduar të Bashkisë së Durrësit që padyshim asnjë nuk i  di emrin por thjeshtë indin funksionin vegël e Ës.Dhe punonjësit të gjithë pranojnë një zëri që zonja në fjalë ka më pak kopetenca se pozicioni i drejtoreshës që mbante dikur.Ta kuptojë çdo qytetar durrësak që pushtimi i qytetit historik nga plehrat nuk është si pasojë e keq menaxhimit.

Është i vetmi shërbim që i ka shpëtuar klanit gllabërues të qytetit të Durrësit me kryehajdutin e vogël që tashmë e njohin të gjithë.Po thoni ju që pse pikërisht tani kur ai kishte kohë  12 vjet për ti privatizuar ato?

Njëra nga arsyet është që se ka pasuar aq të domosdoshme se drejtorinë e pastrim gjelbërimit gjithmonë e ka përdorur si një ndërmarrje të tijën e ka shfrytëzuar që nga mjetet , nafta, punësime dhe e ka pasur padyshim më fitimprurëse sesa sipërmarrja e tij e betonit.

Por arsyeja më madhore është se ka qënë i presionuar shumë nga elementet krimanal të ketij qyteti dhe duke qënë që tipari dominant i tij ,është mungesa e karakteri dhe shitja tek çdo i fortë, problemi i qendronte tek peshorja e të fortëve.

Pse tek peshorja ? Tek peshorja sepse në takimet e tij të përditshme me këto elemente kriminale gjithsecili prej tyre i konfirmonte që  ishin më të forte se të tjerët.Dhe kështu xhuxhi konfuzohej kujt t’ia jepte dhe gjithashtu e kuptonte qartë se ndërmarrja do ti dilte nga menaxhimi i tij dhe nuk do mund të merrte fitimet e pritshme.

Sot bilanci i krimit ka ndryshuar në Durrës shumë elementë kriminal që ky ka bashkëpunuar dhe ja ka drojën  sot janë në kërkim nga drejtësia dhe disa nuk jetojnë më.Këto të kërkimit janë në dualizëm i nxorri ky në kërkim apo dolën vetë.

Jepi non grada e qytetit, bëj çfarë të mundesh që ti dhe kushdo me mbiemrin tënd të jeni në tabelën e personava jo te deshiruar që do të skaliteni ne historine e ketij qyteti. Çdo marrëzi e ka një fund ,vetëm kjo e jotja po vazhdon e vazhdon pa të ndalur.

Kështu dhe plehrat kanë rrugën e varrezave  që une isha ndër të parët qe e ngrita si problem, por bashkisë nuk i interesoi ja dha Luanit te plehrave atij qe i ishte premtuar.Dhe  shpikën rreshqitje dhe shëmbje të improvizuar të varreve me arsye që duhen privatizuar për një shërbim më të mirë.

I morët çdo gjë këtij qyteti tashmë nuk po lini rehat as të ndjerët dhe as te gjallët të cilët po jetojnë mes mbeturinave dhe sëmundjeve.Kryetare e bashkisë bashkë me drejtorin e plehrave jepni në menyre të menjëhershme dorëheqjen!

Jeni bërë sëmundja më e rëndë e këtij qyteti.Ndërkohë që qyteti jo larg nesh Bari ka bërë seleksionimin e plehrave dekada më parë, ne jo që nuk i seleksionojme jo vetëm që nuk i ndajmë në burim por skemi as kazane as shërbim as mjete,kemi etëm disa punonjës militant partie.

I gjithë Durrësi ka një kamion mbeturinash shekullore ndërkohë dhe kryetarja e bashkise dhe drejtori i plehrave levizin me makina luksoze të blera nga taksapaguesit Durrësak.Turp!Jepni dorëheqjen shpëtoni Durresin shpëtoni turizmin” deklaroi ai.

Pasditen e sotme kompania koncesionare që operon në landfillin e Sharrës zgjati afatin e grumbullimit të plehrave pa pagesë, duke i rikujtuar bashkisë kushtet e marrëveshjes.

Kompania ka marrë përsipër pastrimin e qytetit deri më datë 15 korrik ndërkohë që pas kësaj date, bashkia duhet të marrë masat e nevojshme për zgjidhjen e kësaj problematike pasi depozitimi i plehrave nuk do lejohet më deri në plotësimin e kushteve (lexo ketu).

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!