Durrës/ Zbulime të reja në amfiteatër, arkeologët gjejnë gjurmë varresh dhe një furrë qeramike

schedule15:29 - 23 Tetor, 2023

schedule 15:29 - 23 Tetor, 2023

Një furrë për prodhimin e qeramikës dhe disa gjurmë varresh janë zbulimet më të fundit në amfiteatrin antik të Durrësit.

Gjetjet e reja  do t’i nënshtrohen vlerësimit të ekspertëve për të përcaktuar llojin dhe kohën të cilës i përkasin.

Në amfiteatër janë duke punuar arkeologët shqiptarë dhe italianë. Harta e kërkimeve dhe gërmimeve është zgjeruar, ndërsa puna këtë tetor është përqendruar në pjesën perëndimore të sitit.

Zbulimet e fundit por edhe ato të mëhershme janë dëshmi se nëntoka e qytetit bregdetar ruan brenda saj pasuri të pashoqë arkeologjike.

Pak ditë më parë në Durrës u zbulua një mozaik i rrallë afro 2 mijëvjeçar.