Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij. Sipas burimeve nga policia, viktima ka shenja goditjeje me thikë në disa pjesë në trup.
“ABC News”, mëson se viktima është 51-vjeçari Valbon Beqiraj.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa po merren në pyetje disa persona për ngjarjen e rëndë.
/abcnews.al/

