Durrës, tre grabitës përleshje me pronarin e shtëpisë, e plagosin në këmbë

schedule11:44 - 21 Gusht, 2019

schedule 11:44 - 21 Gusht, 2019

Tre grabitës janë përleshur me pronarin e një shtëpie në fshatin Pjeshkë në Durrës. Ata ishin në ambjentet e brendshme, por i zoti i shtëpisë i ka pikasur është konfliktuar fizikisht.  Ai mori një plagë në këmbë dhe sipas policisë e ka marre gjatë përleshjes. Autorët ishin të armatosur njoftoi policia, por e kanë përdorur armën e zjarrit. “Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.  Autorët janë të paidentifikuar nga policia, ndërkohë që pronari i shtëpisë është 48-vjeçari me inicialet F.M. 48 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!