Durrës, “Tordre” mbyll festivalin e dancit modern

schedule13:17 - 6 Nëntor, 2017

schedule 13:17 - 6 Nëntor, 2017

Në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” u dha një nga shfaqjet më të bukura të festivalit të Dancit Modern. “Tordre” u afroi artdashësve dëshirën për parë pas në kohën e fëmijërisë, si një thirrje për liri.

Nën lojën e dritëhijeve të krijuara nga prozhektorët dy balerinat e shfaqjes “Tordre” sollën në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit lëvizje dhe ndjesi që i mbajtën të mbërthyer për afro dy orë artdashësit.

Balerina lituaneze dhe ajo britanike u endën mes të rrëfyerit, poetikes dhe intimes, në skenën ku dominoi kontrasti bardhezi.

Levizjet shpesh marramendëse të njërës prej balerinave të kthejnë pas në kohë. Në fëmijërinë e gjithsecilit si një thirrje e brendshme drejt lirisë së lëvizjes dhe të vepruarit në një stafetë që balerinat këndshëm ia përcjellin njëra-tjetrës.

Pikërisht me këtë shfaqje të koreografit francez Rachid Ouramdane, u mbyll dhe edicioni i 12-të i Festivalit të dancit modern e kontemporan në Shqipëri.

 

Prevazi thote se festivali ta janë ka arritur të koonsolidohet duke krijuar identitetin e tij, pavarësisht vështirësive finanziare të hapura pergjate 12 viteve.

Ketë vit festivali u çel me premierën botërore të Angjelin Preljocajt në Tiranë për të vijuar me koreografi të tjera të kompanive europiane që u ngjitën në skenat e Tiranës, Prishtinës dhe Durrësit duke ofruar dhe seminare për koreografët e rinj shqiptarë. /ABC NEWS

 

https://youtu.be/yqVVGxHBybE

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!