Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Durrës, situata drejt përmirësimit/ Ikën uji, numërohen pasojat

schedule18:08 - 7 Janar, 2026

schedule 18:08 - 7 Janar, 2026

Të paktën 800 banesa janë përmbytur dhe 304 persona janë evakuuar nga banesat e tyre.

Ky është bilanci paraprak i përmbytjeve në Durrës, qyteti që është goditur më së shumti nga moti i keq dhe reshjet intensive të ditëve të fundit.

Ndonëse krahasuar me një ditë më parë situata paraqitet disi më e qetë, problemet mbeten të theksuara në disa zona, kryesisht në periferi të qytetit, ku uji vijon të jetë prezent në oborre dhe banesa.



Banorët tregojnë se nuk kishin përjetuar kurrë përmbytje të këtyre përmasave, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Pavarësisht përpjekjeve për të mbrojtur shtëpitë, banorët thonë se vërshimi i ujit ishte i pandalshëm.

Pas mbledhjes së shtabit të emergjencave civile në Durrës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se po punohet intensivisht për zhbllokimin e kanaleve të ujërave të larta, me synim rikthimin sa më të shpejtë të banorëve në shtëpitë e tyre.

Ka tërheqje të ujit në ish-Kënetë dhe Shkozet, por ende ka prezencë uji në oborre dhe banesa. Kemi edhe mjete shtesë në ndihmë dhe nuk kemi probleme me hidrovoret.

Autoritetet iu bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës, ndërsa puna për përballimin e situatës vijon pa ndërprerje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!