Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Durrës, sekuestrohet drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe 29 mijë euro

schedule09:22 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 09:22 - 10 Dhjetor, 2025

DURRËS- Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit dhe autoritetet doganore goditën një tentativë për futje të lëndëve narkotike, armëve dhe vlerave monetare të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë të hyrjes në Portin e Durrësit, në një autobus të drejtuar nga Dritan Ferrunaj, 42 vjeç, banues në Vlorë, shërbimet policore gjetën dhe sekuestruan: 92 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të fshehur në një çantë marsup; Bizhuteri të dyshuara floriri; 29 000 euro të padeklaruara, të gjetura brenda një çante shpine në autobus; Një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me pesë krehra.

Drejtuesi i autobusit u arrestua në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës.

Ai akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë:

  • Trafikim i lëndëve narkotike;

  • Trafikim i armëve dhe municionit;

  • Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara;

  • Kontrabandë me mallra të akcizës dhe mallra të licencuara;

  • Mosdeklarim i të hollave në kufi;

  • Pastrimi i produkteve të veprës penale;

  • Fshehja e të ardhurave.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!