Sektori i peshkimit po përballet me vështirësi në qytetin e Durrësit.
Sfida kryesore është gjetja e fuqisë punëtore e vëcanërisht asaj të kulifikuar.
Ekuipazhi i anijeve të peshkimit përbëhet kryesisht nga punonjës të huaj, ku mbizotrojnë ata nga Egjipti.
Për shkak të mungesës së punonjësve flota e durrësit po punon me 60% të kapacitetit të saj.
Klodian Kapiti thotë se nafta për sektorin e peshkimit mbetet e shtrenjtë ndërsa kërkohet ndihma e shtetit veçanërisht për riparimin e mjeteve.
Të dhënat nga Ministria e Bujqësisë tregojnë se sektori i peshkimit zë rreth 1% të PBB-së, teksa punëson rreth 4500 persona./abcnews.al