Rindertimi ne Durres do te perfundoje kete vit.
Kryetarja e Bashkise Emiriana Sako thote se ne lagjen e re, e ndertuar per familjet e prekura nga termeti i vitit 2019 eshte mbyllur gati 90% e punes.
Sako thote se kjo lagje, qe u krijua per t`ju pergjigjur nevojave qe linden nga fatkeqesia, eshte nje model zhvillimi dhe ne te jane perdorur standarde te larta ndertimi.
Lagjia e re ndodhet mes Durresit dhe Shen Vlashit. Aty jane ndertuar 74 pallate ku do te streohen mbi 1 mije e 200 familje.
Me kete hapesire te re qe i shtohet qytetit permbyllet kapitullin e rindertimin ne Durres qe me Thumanen ishin qytetet me te demtuara nga termeti i 4 viteve me pare.