Durrës/Prokuroria konfirmon grabitjen e postierit

schedule17:27 - 8 Maj, 2018

schedule 17:27 - 8 Maj, 2018

Prokuroria e Durrësit ka konfirmuar grabitjen e postës sekrete, por thotë se nga përmbajtja e akteve të marra nuk cënohet hetimi për ndonjë nga çështjet.

Sipas organit të akuzes nuk ka patur materiale, të cilat klasifikohen si sekret shtetëror. Lidhur me grabitjen, prokuroria infomon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të ditës së sotme.

Një punonjës i postës së Prokurorisë Durrës ka qenë objekt i sulmit nga persona të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë edhe zarfin me dokumente që kishte me vete. Ndërkohë po kryhen veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Durresit për të identifikuar dhe arrestuar autorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!