Drejtuesi i një biçiklete ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:45 lagjen “Nr. 17” të Durrësit. Sipas njoftimit të policisë lokale, një makinë ka përplasur personin që po udhëtonte me biçikletë.
Ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur nga një pakujdesi e viktimës, i cili i ka prerë rrugën makinës./abcnews.al