Një aksident ka ndodhur në “sektor Rinia” në Durrës. Mësohet se një automjet ka përplasur një 55-vjeçar që lëvizte me biçikletë.
Si pasojë i plagosuri nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/