Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë u kap nga policia e Durrësit. Ai është Erman Daci 46 vjeç nga Tirana, i denuar nga Gjykata e Napolit në Itali me 10 vite e 11 muaj burg. Mbi Dacin rëndojnë akuzat , “Shfrytëzim prostitucioni “, ” Rrëmbim personi” dhe ” Marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /abcnews.al