Paraditen e sotme, në lagjen nr.13 në qytetin e Durrësit, poshtë urës së “Dajlanit” është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake.
Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa dyshohet se është e moshës 20-30 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al