Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Durrës/ Gjendet lëndë eksplozive pranë derës së një dyqani, policia nis hetimet

schedule14:14 - 8 Gusht, 2026

schedule 14:14 - 8 Gusht, 2026

Një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive është gjetur në orët e para të mëngjesit pranë derës së një dyqani në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.

Sipas Policisë, lënda e dyshuar eksplozive është gjetur e pashpërthyer pranë derës së biznesit, në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes.



Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!