Gjendet pak metra nga vendi ku u mbyt në plazhin e Currilave në Durrës, trupi i pajetë i 31-vjeçarit Doland Molla.
Trupi u gjet nga policia e kufirit, të cilët bashkë rojen bregdetare që prej momentit që u dha sinjali zhvilluan kërkime pa ndërprerje.
Doland Molla nga Skrapari ishte dje me shokët e tij në plazhin e Currilave dhe ishin pikërisht këta të fundit që dhanë alarmin për humbjen e gjurmëve të tij, pasi u fut në det për t’u larë.
Gjithashtu ditën e sotme një tjetër pushues 75 vjeç nga Tirana mbytur pranë Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës. Pushuesi është nxjerrë i pajetë nga uji. /ABC News Albania 24/7


