Shpëtim Duro, trajneri i Kukësit, pas ndeshjes me Laçin, në Supersport u shpreh:”E thanë në studio që nuk është penallti, s’kam nevojë ta komentoj unë. Nuk jam i mërzitur nga loja, me përjashtim të minutave të parë. Ishim më superiorë se kundërshtari.
U goditëm në momentin e parë, e dija. U kisha thënë çunave që të ishin të kujdesshëm, pasi edhe në fazën e parë nuk na e dhanë. Këto penallti jepen vetëm në Laç, askund tjetër. Po bëhet rrugë, mbaj mend penalltitë në Ballsh dhe në Durrës, ku kemi lënë pikë”.
“Këto janë ndeshje që zgjidhen në momente të veçanta. Patëm një rast me Dallkun, u zgjidh me penallti. Jam i kënaqur me skuadrën, pasi patëm shumë mungesa. Ju përgjigjem Laçit, jo me ndonjë lojë brilante. Sulmuesin e ndaluan gjithë ndeshjen, nuk goditi portën në aksione. Normalisht quhen golat edhe me penallti”.
“Arbitrimi? Thënien këto penallti jepen vetëm në Laç e dëgjova te ju. Nuk i ul vlerat e Laçit. Djemve nuk kam çfarë u them, pasi na ndodhi në Durrës e njëjta situatë. Në pushim u thashë të kishin kujdes, pasi u pretendua për penallti në fillim. Çdo prekje duhet të jetë e kujdesshme dhe ndodhi që u ndëshkuam. Sa di unë e dha gjyqtari i katërt, që as për i katërt nuk është. Tallen me sakrificat tona”.
“Dhjetë minutat e para janë të vështirë. Nuk janë të lehta ndeshjet në Laçit. Luajtëm mirë në mbrojtje. E rritëm agresivitetin në Laç. Nuk i shfrytëzuam mundësitë. Laçi u mbrojt me 11 vetë pastaj. Mungesat normal bënë punën e vete. Nuk jam i kënaqur vetëm se humbëm”. abcnews.al