Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Duro: U habita si erdhi Taipi këtu! Kam dyshime vetëm për Ibraimin te Kukësi

schedule23:31 - 5 Tetor, 2020

schedule 23:31 - 5 Tetor, 2020

Shpëtim Duro, trajneri i njohur shqiptar, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, doli për kombëtaren kuqezi dhe për emra të veçantë. Fillimisht ai foli për Rejën si trajner: “Ka trajnerë rigorozë, ose si Panucci që kujtonte se ishte ende futbollist.

Reja nuk deklaron se Grezda ka thyer çështje disiplinore. Trajneri e ka thënë që iku vetë. Është babaxhan, i qetë, por është strikt në punë. Nuk ka pse bërtet. Shoh doza rinovimi në kombëtare”.

“Kallaku ka qenë një nga lojtarët më të mirë të kampionatit. Është lojtar me shumë vlera dhe nuk kemi shumë si ai. E rëndësishme është që të mbahet. Kemi Baren që në fillim ishte më mirë. Ndeshjet e fundit nuk ka qenë shumë mirë. Ai duhet ta mbajë vendin dhe të rritet edhe më shumë”, tha Duro në lidhje me kombëtaren.

“Kukësi? Skuadra ishte shumë e mirë, cilësore, ajo që drejtova unë. Ka pasur unitet dhe ishte një grup shumë i mirë. Ai ekip në pjesën më të madhe të kampionatit ishin në vendin e parë. Isha trajner deri një javë para pandemisë dhe të luash jashtë krejt kampionatin është minus. Kjo ishte arsyeja pse nuk shkoi deri në fund Kukësi. Objektivi ishin dy vendet e para, ashtu e kisha në kontratë. Edhe fitimi i kupës.

E thashë që skuadra ishte e mirë. Për mua dështim është që nuk u fitua kupa. Shumë futbollistë aty nuk kanë dashur të rinovojnë. Disa kanë ikur për më mirë, si Abazaj e Rroca. Gavazaj nuk ishte në plane. Kanë marrë lojtarë të mirë. Demirin e kam pasur te Shkëndija, është lojtar i mirë.

Luan i majtë, por më mirë është në mesfushë. Çuditem me Taipin dhe ardhja këtu më duket e çuditshme. Ibraimin e njoh mirë, por e shoh me dyshim sepse nuk e mbajti Shkëndija. Ka cilësi, por kampionati atje është me i dobët 3-4 vitet e fundit. Arsyeja e largimeve është komplekse. Skuadra e vjetshme ka qenë me lojtarë që kanë luajtur në kampionatin shqiptar. Sivjet vijnë nga jashtë dhe problem është ritmi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!