Duro: Te Feronikeli kam gjetur një grup të mirë, duam të fitojmë gjithçka

schedule19:19 - 6 Tetor, 2020

schedule 19:19 - 6 Tetor, 2020

Trajneri i ri i Feronikelit, Klodian Duro, ka thënë fjalët e para në krye të skuadrës nga Drenasi. Duro pranoi se ka gjetur një grup shumë cilësor futbollistësh, si dhe u shpreh se dëshiron të fitojë gjithçka.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu sot në Drenas dhe sigurisht nuk mund t’i thosha jo ofertës së presidentit Naser Ramaj. E falënderoj për besimin e treguar ndaj meje. Jam gjendur shumë mirë bashkë me të gjithë pjesëtarët e klubit me zv/presidentin Rakip Veseli dhe drejtorin Artan Berisha dhe Malësor Gjonbalajn.

Dje kemi qëndruar për një kohë bashkë. Jam këtu si në shtëpinë time. Uroj të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën, jam i nderuar që jam në një nga klubet më të mëdhenj të Kosovës që ka fituar tituj kampionë dhe synon gjithmonë majën në futbollin e Kosovës.

Kemi një grup shumë të mirë futbollistësh, prandaj unë besoj se do ta kthejmë Feronikelin aty ku i takon. E falënderoj Tovërlanin për gjithçka që ka bërë për ekipin dhe për rezultatet që ka marrë. Të gjithë bashkë të rikthehemi sa më shpejt te rezultatet pozitive dhe në fund të renditemi në majë dhe të fitojmë gjithçka”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!