Kukësi barazoi në Korçë me Skënderbeun, duke vijuar periudhën jo të mirë të rezultateve. Trajneri Shpëtim Duro, për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi. “Ka qenë një situatë e paparashikuar në 24 orët e fundit. U pa në mënyrën e lojës.
Limaj ishte me temperaturë 40. Sakrifikoi dhe u pa jo në formën e duhur. Edhe Ethemi nuk ka ardhur akoma në 100 për qind. Gjithashtu edhe Rroca mungoi për dëmtim”.
“Barazimi është më mirë se humbja, por e thasë se ishim në një situatë të paparashikuar. Duhet të reagojmë, kemi ndeshje me Lufëtatarin. Klasifikimi është aty-aty dhe është gjithçka e hapur”, tha Duro mes të tjerash. /abcnews.al