Duro: Rihapëm kampionatin, ka një shkak pse gaboi Sherri. Laska? “Maniak”

schedule20:15 - 5 Shkurt, 2021

schedule 20:15 - 5 Shkurt, 2021

Vllaznia-Laçi ishte ndeshja kryesore e kësaj jave në Superiore. Pas këtij dueli, trajneri Shpëtim Duro analizoi gjithçka ndodhi në fushë në lidhjen direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Në 10 minutat e para na shkaktuan probleme, por e kapëm situatën. Edhe pjesa e parë ishte në favorin tonë. Në pjesën e dytë dominuam, ata barazuan aksidentalisht. Skuadra tregoi karakter dhe ktheu rezultatin.

Titulli? Tani mund të them që është rihapur kampionati. Janë në ndjekje edhe Partizani, Kukësi dhe Tirana. Vllaznia do ta ndjejë më shumë presionin e katër skuadrave. Unë them tani është rihapur kampionati. E thashë që Vllaznia ishte 99% kampione, kur ishte 10 pikë para. Nuk e parashikova që do të linte kaq shumë pikë dhe do të gabonte. Tani jemi në një situatë tjetër.

Në sulm kemi 4 lojtarë cilësorë. Është rikthyer Nwabueze, i cili ka qenë një mungesë e madhe. Kisha besim të jashtëzakonshme që do të shënonte. Ishte rrezik konstant për mbrojtjen e Vllaznisë. Xhixha luajti shumë mirë, futja e Harmonit ishte në momentin e duhur. Ai ishte i freskët dhe e ç’orientoi kundërshtarin. Isha i bindur që do të shënonim përsëri. Dalja me të kuq e Obanorit na i vështirësoi disi situatën.

Shehu dhe Sherri? Ishte fillimi i lojës, nuk ishte në kufijtë e kartonit të kuq rasti i Shehut. Sherri ka qenë shumë mirë këto ndeshje, sot pati një lloj tensionimi, gaboi në lojën me këmbë. Fati i tij që skuadra fitoi. Kur fiton, gabimet minimizohen. Aleni ishte i mërzitur, erdhi më tha profesor më fal. Fati që fituam dhe kalon. Ka qenë i tensionuar, sepse luante në Shkodër dhe është presioni. Presidenti erdhi dhe festoi me futbollistët.

Për mua pika kryesore ka qenë mbulimi i lojtarit Imeri, sepse luan mbrapa dy sulmuesve. E mbuloi shumë mirë Deliu. Shehu dhe Lushkja kanë luajtur shkëlqyeshëm. Kur ke një pikë të fortë dhe të freskët në sulm si Harmon, zëvendësimi duhet me patjetër.

Presidenti Laska? Shumë mirë i kam marrëdhëniet me të. Ka ca probleme të vogla, pasi presidenti i Laçit është ‘maniak’. Merret shumë me gjërat e vogla, me organizimin e çdo gjëje. Është ditë e natë me skuadrën, por, ndonjëherë, i kalon limitet. Është shumë i dhënë pas skuadrës, në krahasim me presidentët e tjerë“, përfundon trajneri i Laçit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!