Duro: Nwabueze fizionomia e Laçit, Mazrekaj është kthyer si i Partizanit

schedule16:32 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 16:32 - 23 Dhjetor, 2020

Laçi mori sot fitoren e dytë rresht nën drejtimin e trajnerit të ri, Shpëtim Duro. Sot bardhezinjtë fituan 2-0 ndaj Bylisit dhe pas ndeshjes Duro u duk i lumtur dhe foli gjatë për lojtarët e sulmit.

“Nwabueze për një vit e gjysmë ka qenë fizionomia e Laçit. Ka qenë lojtar që ka kontribuar shumë. Kam parë skuadrën kam parë dhe vendosa të marrë drejtimin e skuadrës.

Harmon e ka justifikuar prezencën e tij në formacion. Varet nga ndeshjet, situatat dhe ekuilibrat. Është shtuar një forcë si Harmon, që ia rrit konkurrencën. Kam Mazrekjan, që është në kondicion fizik siç e kam pasur te Partizani.

Edhe Nwabueze mund të luajë bashkë me harmon dhe mund të luajë Xhixha pas tyre, varen ndeshjet dhe ekuilibrat në fushë. Harmon e rrit shumë konkurrencën përpara.

Nuk mund të ul vlerat e skuadrës së Laçit. Kukësi i vjetshëm me 3-4 lojtarë të Laçit do ishte shumë më i fortë. Laçi është një skuadër që ka qenë gjithmonë në vendet e para të klasifikimit.

Në qoftë se do të vijnë pikët, mundësitë dhe organikën e ka. Skuadrat e Superiores nuk kanë diferenca të shumta. E rëndësishme është të merren pikët”, u shpreh Duro. /abcnews.al