Duro: Nuk e di pse më ecën me Partizanin! Fanella e kuqe? Doja ta shihnin

schedule18:18 - 27 Shkurt, 2021

schedule 18:18 - 27 Shkurt, 2021

Laçi vijon serinë e rezultateve pozitive. Këtë në herë barazoi me një rival direkt në transfertë me Partizanin dhe tani mendon për duelin me Kukësin, po në “Elbasan Arena”. Trajneri Shpëtim Duro, pas ndeshjes foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Rënia në fundin e pjesës së parë? Janë gjëra normale, e nisëm mirë. Bëmë presion lart dhe duhet të kishim shënuar, patëm disa momente. Partizani na priti në mesfushë dhe donte të na kapte befasisht. U ndëshkuam nga një episod në fund, ishte çështje fati”.

“Nuk dal dot në konkluzione, por është fakt që këto katër vite kam marrë rezultate pozitive kundër Partizanit. Luanim për dy rezultate, ishte jashtë. Kur u mbyll e para 1-0 është pozitiv nëse barazon. Ndeshjen e katërt e luajmë në Laç”.

“E kam thënë që kam një ekip perfekt, nuk mendohej kështu para se të vija. Janë futur shumë lojtarë. Shehu nuk ka luajtur ndonjëherë atje. Mazrekaj ka ardhur të tregojë veten dhe është kthyer në lojtarin më të mirë. Kemi Markun, kemi edhe Harmonin që kishte luajtur pak. Ai është bërë forcë e skuadrës. Kur ndodh që të gjithë këta futen në punë, normal që skuadra përforcohet”.

“4-4-2 me Shehun në sulm? Skema e preferuar ka qenë 3-5-2, por kemi ndryshuar me 4. Kaluam me Markun përpara, Shehu si sulmues i dytë pas Harmon. Xhixha kaloi majtas. Doja më shumë në sulm dhe ndaj u bë lëvizja. Rezultuan lëvizje të mira”.

“Polemika? E kisha me Deliun, pasi la Bardhin të përparonte. Nuk e kisha me arbitrin dhe Dajën. Diferenca me Partizanin është një pikë, kemi përparësi faktin që e presim në shtëpi. Për titull janë katër skuadra, do jetë luftë e fortë. Bluza e kuqe? E vesha qëllimisht, që ta marrin vesh ata. Unë dhe Ledio Pano e kemi në zemër Partizanin, kjo dihet”.

“Janë trumbetuar me të mëdha mungesat e Partizanit, por ato të Laçit në faqen e dytë e të tretë. Nuk kishim Nwabueze, Mustën dhe Mazrekajn, lojtarë me peshë me të madhe se mungesat e Partizanit. Ata kanë bërë merkato të fuqishme në janar. Nëse krahasoni Broja-Mazrekaj… Çdo njeri ka mendimin e tij. Ju thoni mungoni Ferhan Hasani, ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje”. /abcnews.al