Duro: Mëkat, ky jo rezultati real i ndeshjes. Kam rezerva për golin e dytë

20:31 | 21/02/202020:310

Është e vështirë të pësosh dy gola në minutat e fundit dhe të humbësh një sfidë titulli. Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro analizon disfatën e dhimbshme në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku ndalet tek e ardhmja dhe gara e fortë për titullin kampion.

NDESHJA – “Ky është futbolli. Sigurisht, me përjashtim të momenteve të para, kemi qenë më të qetë, kontrolluam lojën, shënuam. Mund ta mbyllnim takimin. Tirana po zhvillonte disa aksione dëshpëruese, por barazuan me goditje standarte dhe me dhjetë veta shënuan golin e dytë. Më vjen keq, nuk ishte rezultati real i takimit”.

KRITIKAT – “Performanca ka qenë pozitive, me përjashtim të dhjetë minutave të para. Kemi qenë në kontroll të lojës, kishte momente për ta mbyllur ndeshjen. E metë ishte përqendrimi te dy golat që pësuam. Futbolli i pranon këto, s’kemi ç’të themi, duhet t’i nënshtrohemi verdiktit të ndeshjes”.

CINIZMI – “Sigurisht, e theksova edhe më parë. Të të ikë kjo ndeshje në situata të tilla, të vjen keq. Ishim në kontroll, Tirana nuk po sulmonte. Kishte disa momente që e shikoja Tiranën të dorëzuar, por u kthye situata në favor të tyre në 5 minutat e fundit. Nuk na vodhi gjë, bravo i qoftë, shënoi dy herë edhe për mos përqendrim tonin, sidomos te goli i dytë. Kam rezerva, ishim me dhjeta, nuk duhet të na kapnin të papërgatitur për të shënuar golin e dytë. Barazimi ishte i pranueshëm kur ishim me dhjetë lojtarë”.

SHKURTAJ – “Ka qenë më i mirë, së bashku me Ethemin. Shkurtaj kishte dhimbje në pushim, e zgjati shumë ndeshjen, kishte kohë që kërkonte zëvendësim. E shtyva ndërrimin, sepse po luante mirë. Kërkonte më parë që të ndërrohej, por po shikoja që po e mbante skuadrën përpara, kjo ishte arsyeja pse e vonova ndërrimin”.

PRESION APO EUFORI – “Mund të komentojmë si të duam. Nuk është problemi i presionit, është më tepër që kemi pasur mundësi t’i zgjidhnim më me qetësi dy ndeshjet e fundit. Nuk kemi arritur të shënojmë golin e dytë. Presioni ekziston të çdo skuadër. Janë gjëra që ndodhin, nuk kemi çfarë të komentojmë më shumë”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono