Duro: Më frikë kam këto ndeshje se Tiranën e Partizanin, i lumtur për Çemën

schedule19:56 - 2 Shkurt, 2020

schedule 19:56 - 2 Shkurt, 2020

Shpëtim Duro i gëzohet fitores në Vlorë dhe zhbllokimit të Marko Çemës. Trajneri i Kukësit analizoi triumfin në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, teksa sqaroi edhe komentin e bërë kundrejt Luftëtarit një javë më parë.

FITORJA – “Çdo ndeshje ka historinë e saj. Janë disa që duhen interpretuar ndryshe, duhet të shënosh më shpejt. Sot e bëmë. Po ta kishim bërë me Luftëtarin, ndeshja do të shkonte si sot. Kjo ndeshje u zgjidh shumë shpejt, pastaj e kishim më të lehtë të administronim lojën. Bëmë një ndryshim në zhvendosje, mbrapa dhe shënuam të tretin, pastaj nuk patëm rrezikshmëri”.

GOLAT – “Shkurtaj është nga sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Gëzohem shumë që Çema debutoi me gol në kampionat. Me largimin e Dakut, krijohet mundësia më shumë për të luajtur. Do kohë, punë dhe përmirësim për të qenë ndër lojtarët më të mirë. Kam më shumë frikë këto ndeshje se ato me Partizanin dhe Tiranën, sepse janë komplekse. Kam qenë i tensionuar dhe i frikësuar pas ndeshjes me Partizanin, por skuadra reagoi ashtu siç duhet”.

LUFTËTARI – “Për mua nuk ka rëndësi nëse del Shkurtaj golashënuesi më i mirë. Te Luftëtari kam miq, edhe Çoçllin, nuk e kisha për lojën. U treguan amatorë, duke u marrë me golin e anuluar, pastaj erdhi ndeshja me Tiranën. Doja që ata të përqendroheshin te ndeshja e radhës. Barazimi në Gjirokastër erdhi për fajin tonë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!