Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Duro: Kam vetëm një pishman në 3 ndeshjet e fundit, s’dua ta rëndoj Xhikën

schedule19:22 - 29 Shkurt, 2020

schedule 19:22 - 29 Shkurt, 2020

E treta herë që Kukësi pëson gol në fund dhe lë pikë. Diferenca me Tiranën kryesuese ka shkuar 4 pikë dhe Shpëtim Duro e analizon në këtë mënyrë barazimin në Durrës në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Nuk kam fjalë për të thënë. Është ndeshja e tretë që humbim pikët në momentet e fundit. Nuk kam çfarë të them për lojën, te të tre ndeshjet e fundit kemi qenë mirë, sidomos në pjesën e dytë. Kishim edhe sot momente për të mbyllur takimin, s’e bëmë dhe fati i keq na goditi e na hoqi dy pikë.

Nuk mund të flas për emra, më vjen keq që i ndodhi Gjikës, ka zhvilluar ndeshje të pozitive dhe ka pasur momente që na ka shpëtuar. Rasti i Abazajt ishte i pastër, meritë e portierit, kishim disa mundësi për të shënuar dhe mbyllur ndeshjen.

Kur nuk vjen rezultati, sigurisht që mund të gjenden gabime. Ishte një mungesë përqendrimi në fund, s’kam çfarë t’i them skuadrës për lojën. Është psikologjike tani, hera e tretë që na ndodh. Goli ishte i evitueshëm, por nuk dua ta ngarkoj portierin, janë gjëra që ndodhin. Pishmani? Te të tre ndeshjet kanë qenë mundësitë për t’i mbyllur ndeshjet dhe për të qenë të qetë në minutat e fundit, ky është pishmani i vetëm.

Ishim afër fitores me Tiranën, por nuk ia dolëm as të barazonim. Ishte një javë e ngarkuar, skuadra ishte e ngarkuar, por më pëlqeu loja. Teuta ka lojtarë cilësorë. Skuadra funksionoi shumë mirë, por nuk kam çfarë emri t’i vë, pasi është hera e tretë që pësojmë në fund. Zëvendësimet ishin të kushtëzuara, problem mbetet përqendrimi në momentet e fundit, gjë që na ka kushtuar shumë“, përfundon Shpëtim Duro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!