Duro: Kaluam një moment të vështirë, Deliu është lojtar trajneri

schedule18:14 - 18 Prill, 2021

schedule 18:14 - 18 Prill, 2021

Laçi është rikthyer të fitorja dhe normalisht trajneri Shpëtim Duro ndihet mirë për pikët e marra. Kurbinasit ia dolën kundër Bylisit, edhe pse patën disa mungesa. Tekniku Duro, pas ndeshjes foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Ka qenë një periudhë e vështirë, shoqëruar me rezultate negative dhe probleme me grupin. Është një fitore që ndikon pozitivisht në aspektin psikologjik, ndaj një ekipi të fortë.  Zylfiu dhe të rinjtë stërviten me ne, i kam ndjekur edhe me U21, të gjithë, si Prengën, Sulollarin dhe Bytyçin. Më bëhet qejfi që e justifikuan besimin”.

“Titulli? E para është me rëndësi që fituam dhe treguam grinte si asnjëherë tjetër. E kemi në dorë vetë, çdo ndeshje. Duhet të luajmë e të fitojmë. Normal varet edhe nga rivalët. I kemi marrë të gjitha ndeshjet me shpirt gare”.

“Nëabuezen pothuajse nuk e kam pasur në dispozicion. Pati një pezullim, pastaj edhe dëmtimi. Veprimi i Obanor nuk ishte i pranueshëm, por është shumë pozitiv. Sa duket situata, tensioni, ishim të ngarkuar, ka ndikimin”.

“Deliu? Të tre lojtarët e mesfushës janë të jashtëzakonshëm. Ai është stabël, ndryshe nga Shehu dhe Lushkja që e kanë ndonjë luhatje. Për mua ai luan në çdo skuadër, është lojtar trajneri”.

“Bytyçi luajti edhe në gjysmëfinale të Kupës, është vetëm 17 vjeç. Ndeshja me Kastriotin është e vështirë. Pastaj kemi ndeshje direkte me Partixzanin e Kukësin, në fushën tonë. Nëse marrim rezultat me krutanët, ajo me Partizanin është një duel direkt. Normal do kenë edhe të tjerët ndeshje direkte”, tha Duro. /abcnews.al