Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, foli pas humbjes 1-2 përballë Vllaznisë, ku u shpreh i zhgënjyer nga rezultati. Në fjalën e tij për Supersport, tekniku i verlindorëve tha:
NDESHJA – “Futbolli i tillë është, duhet vlerësim. Jam i zhgënjyer, nuk e prisja një lojë të tillë të Vllaznisë. Kemi puanuar gjatë gjithë javës për një skuadër në kundërsulm. Pësuam gol shumë shpejt, por luajtëm mirë dhe arritëm të barazonim. Jemi goditur në momentin më të mirë”.
RASTET E HUMBURA – “Kishim një rast të pastër me Rrocën. Më vjen keq se kishte kohën e duhur, ishte aksion i bukur. Abazaj mund të godiste vetë, por veproi mirë dhe pasoi. U mërzita se mund të dyfishonim. Pastaj në kundërsulm u vendosëm keq, ishte paaftësi e mbrojtjes tonë.
TAKTIKAT – “Vllaznia kishte zgjedhur taktikën e saj, ne tonën. Në pjesën e dytë, qarkulluam topin më shpejt. Ishte momenti pozitiv pas golit të barazimit dhe mund të kishim fituar”.
PROBLEMET – “Çdo humbje të krijon probleme psikologjike, aq më shumë në situata të tilla. Patjetër që djemtë janë shumë të mërzitur. Nuk ka përgjegjësi Xhika, ishte shumë pranë, nëse do e shpëtonte ishte meritë e tij”, përfundoi Duro./abcnews.al